Ky është doktori që i qëndroi krahë Thaçit kur doli nga vizita e babait të tij

Ish-presidenti Hashim Thaçi e ka lënë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ishte për vizitë tek babai i tij me gjendje të rënduar shëndetësore.

Në dalje, afër Thaçit ishte doktori Adriatik Berisha. Ai ishte i vetmi që u lejua t’ia shtrëngojë dorën dhe ta përshëndes ish-presidentin.

Me gjasë, Adriatik Berisha, është edhe mjeku që e përcjellë gjendjen shëndetësore të Haxhi Thaçit, babit të ish-presidentit.