Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka përfunduar vizitën tek babai i tij në QKUK.
Mediat kanë publikuar pamje nga momenti kur Thaçi u largua nga QKUK, shkruan Demokracia.com
Shumë qytetarë ishin duke e pritur Thaçin pasi u largua nga QKUK dhe e përshëndeten me brohoritje.
Në një përgjigje për express, Dhomat e Specializuara në Hagë thanë se vizita e Thaçit u mundësua për arsye humanitare.
“Për arsye të forta humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të organizojë një vizitë në kujdestari në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babanë e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në kujdestari nga Dhomat e Specializuara”./Demokracia.com/