“Tuneli i Murrizit hapet nesër”, Rama: Sa të jem unë nuk do ketë taksë

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka bërë me dije se Tuneli i Murrizit do të hapet nesër më 14 mars.

Rama në rubrikën e tij në rrjetet sociale “Sy më Sy”iu përgjigj komenteve lidhur me kostot dhe cilësitë e kësaj vepre infrastrukturore duke theksuar se rruga e Arbrit është ndërtuar me PPP ndaj shpenzimet në buxhetin e shtetit janë minimale.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se sa të jetë në pushtet Rruga e Arbrit nuk do ketë taksë.

“Nesër tuneli i Murrizit do të hapet, përkon me Ditën e Verës… Rruga e Arbrit sa të jem unë nuk do ketë taksë, sa të jem unë, më prapa shihni e bëni, është ndërtuar me PPP dhe shpenzimet në buxhet janë minimale. Rruga e Arbrit plumb pushke nga Tirana në Dibër”, tha Rama, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv