Paralajmërim për erëra të forta në Prishtinë, komuna me apel për qytetarët

Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga qytetarët që të të kenë kujdes gjatë ditës së sotme pasi parashikohet të këtë erëra të forta.

Sipas parashikimeve të motit, sot në Prishtinë priten erëra të forta deri në 32 km/h.

“Të shmangni qëndrimin pranë objekteve të larta, pemëve dhe strukturave të paqëndrueshme. Të siguroheni që dritaret dhe dyert e shtëpive apo bizneseve tuaja janë mirë të mbyllura”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv

Mbrëmjen e së mërkurës, në lagjen Dardania në kryeqytet, një lis ra shkaku i erërave të forta.

Si rezultat u dëmtuan katër vetura.