Dy anëtarët e VV-së në KQZ, Alban Krasniqi e Sami Kurteshi, kanë shkuar në QNR.
Atje ka nisur rinumërimi i votave të pavlefshme të diasporës, transmeton nacionale.
Nuk është hera e parë që 2-shja e VV-së shihet në QNR.
Në javët e kaluara, Kurteshi e Krasniqi ishin akuzuar për presion dhe pengim të punës ndaj komisionerëve.
Poashtu, kanë pasur edhe përplasje verbale.

