Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen bëri thirrje të martën për një “rritje” të shpenzimeve evropiane të mbrojtjes, pasi blloku 27-vendesh përballet me një Rusi agresive dhe mbështetjen e lëkundur të SHBA-së.
Duke iu drejtuar ligjvënësve në Strasburg, von der Leyen tha se rendi i sigurisë së Evropës “po tronditet, duke sugjeruar se kontinenti nuk mund të mbështetet më në “mbrojtjen e plotë të Amerikës”.
“Koha e iluzioneve tani ka mbaruar. Evropa është thirrur të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e saj.
“Ne kemi nevojë për një rritje të mbrojtjes evropiane. Dhe ne kemi nevojë për të tani”, tha ajo, raporton AFP, transmeton Klankosova.tv
Brukseli ka dërguar tashmë një sinjal të qartë se po lëviz në atë drejtim, me udhëheqësit e BE-së që javën e kaluar miratuan një plan komisioni që synon të mobilizojë deri në 800 miliardë euro (860 miliardë dollarë) për të rritur shpenzimet e mbrojtjes.
Plani i mbrojtjes propozon t’u sigurojë anëtarëve hua të mbështetura nga BE deri në 150 miliardë euro dhe lehtëson rregullat fiskale për t’i lejuar shtetet të shpenzojnë shumë më tepër.
Qeveritë evropiane janë nën presion për të rritur mbrojtjen pasi Presidenti i SHBA Donald Trump vë në dyshim nëse Shtetet e Bashkuara – garantuese e sigurisë së Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore – duhet të vazhdojnë rolin e tyre qendror në NATO.