Sinjali mëson ekskluzivisht se se dy të dyshuarit janë vëllezërit Naim Berisha 39-vjeçar dhe Ahmet Berisha 29-vjeçar.E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes grupit të të dyshuarve Berisha në njërën anë dhe grupit të viktimës në anën tjetër.
Në përleshje e sipër është përdorur edhe arma e zjarrit, ku si pasojë mbeti i vrarë Egzon Haziri, teksa plagë mori edhe një person që ishte me të, si dhe një kalimtare e rastit.Sinjali raportoi mbrëmë ekskluzivisht lidhur me ngjarjen e rëndë, ku sipas sinjalizueseve, fillimisht bëhej fjalë për dy persona të plagosur.
Vdekjen e të riut e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërkohë që dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.Burimet nga Emergjenca bëjnë me dije për Sinjalin se gruaja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po lufton për jetën, ndërsa i plagosuri i dytë është në gjendje stabile.Ndërkohë lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët pohuan se po kryejnë ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.