Një incident i zjarrit ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Siqevë të Prishtinës.
Një burrë ka raportuar në polici se i janë përfshirë nga flakët rreth 10 hektarë mal, që janë në pronësi të tij.
Në raportin 24 orësh thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse dhe ekipet e zjarrfikësve, transmeton Klankosova.tv
Derisa ende nuk dihet se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.
Me këtë rast policia i ka nisur hetimet dhe po cilësohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.