Detaje nga vdekja e të moshuarit nga zjarri fushor në Prapashticë (VIDEO)

Imer Rrahmani nga Prapashtica po dyshohet se humbi jetën në përpjekje për të shuar flakët që kishin përfshirë zonën.

Ndonëse, rrethanat janë ende të paqarta se si e pësoi viktima të shtunën pasdite.

Ekipet mjekësore dolën menjëherë në vendngjarje, por ata vetëm konstatuan vdekjen e viktimës, trupi i të cilit është dërguar për obduksion e rasti nga organet e rendit është cilësuar si hetim i vdekjes.

Për shuarjen e zjarrit me urgjencë u ftuan në vend të ngjarjes edhe zjarrfikësit.

Lajmin për vdekjen e konfirmuan edhe familjarët e viktimës, varrimi i të cilit do të bëhet të hënën në mesditë.

Gjatë kohës sa ekipi i Klan Kosovës qëndroi në Prapashticë, zjarre aktive pati edhe në disa pjesë të fshatit.