Aksidenti mes tri veturave në Morinë, lëndohen pesë persona

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur në Morinë të Skenderajt.

Si pasojë janë lënduar pesë persona.

Këtë për klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth  orës 16:00 në rrugën rajonale në fshatin Marinë të Skenderaj. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar pesë persona”, tha ai.