Gazetari Miftar Zejnullahu tha se Gjesti nuk ishte i prerë me Eglin për t’i thënë që nuk ka ndjenja për të.
“Ka bë edhe sene të mira gjatë rrugëtimit të saj, nuk ke e përgatit me qëndru deri në fund. Gjesti nuk ishte i prerë me i thënë nuk jam duke të dashtë, por edhe Egli një person që bie në dashuri nuk e kontrollon më vetën”, tha Zejnullahu.
Ndërkaq, ai shton se Egli është dashur të dal shumë më herët.
Me Zejnullahun u pajtua Gjergj Prenga, i cili tha se në gjendjen shëndetësorë të Eglit ka ndikuar Gjesit.
Derisa kujtoi edhe “traumën” e Eglit, ndarjen nga ish i dashuri dhe periudhën me ankth.
Në anën tjetër, Redjon Shtylla kritikoi kolegët, duke iu thënë që të mos i quajnë personazhet “psikopata” pasi nuk jemi mjek të shëndetit mendor.
Ndërkohë Shtylla mendon se Gjestin e ka lënduar largimi i Eglit