Çdo të diele, në Zonën Industriale në Prishtinë, mbahet tregu i veturave.
Aty përveç veturave ka edhe shumëllojshmëri të gjërave që shiten aty.
Klan Kosova ishte aty sot për të parë nga afër se çka ndodh në vendin e njohur si “Pazari i kerreve”.
Njëri nga tregtarët aty, Hajrullah Hasani, tha se i duhet të punojë ngapak për t’ia dalë mbanë.
I moshuari tregon edhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet.
“Po duhet të dalë ngapak”, tha ai.
“Është pakëz vështirë, edhe pleqëria e ka të veten, por çka tëjmë? Pensionet e vogla, me 100 euro çfarë të bëjmë”, deklaroi Hasani për emisionin Weekend në Klan Kosova.
Gazetarja Gentiana Gashi, tregon se çka mund të gjendet në këtë treg./Klankosova.tv
