“Gjithsesi gjëja më e fuqishme që kam bërë ndonjëherë si grua. Mrekullitë e mia të vogla”, ka shkruar ajo, duke vënë në dukje se fotoja e parë tregon djalin e madh dhe e dyta është bërë pas lindjes së Riot Rose.
Fotot nga dhoma e lindjes tregojnë artisten me një gjerdan ari dhe perla teksa mirëpriti RZA në botë dhe një palë syze dielli pasi lindi fëmijën e vogël.
“Dhe po, unë linda me perla dhe syze dielli”, vazhdoi ajo.
Rihanna ndan dy djemtë e saj me partnerin A$AP Rocky, me të cilin është që nga viti 2020.