Ai së pari u pyet: “A do të hyje prapë në Big Brother nëse do të të ofronin më shumë para?”.
“Të them të drejtën krejt se çfarë kam pasë të them e të bëjë në Big Brother VIP Kosova i kam bërë, po të futesha edhe një herë nuk do të ishte mirë. Paraja nuk është që mua ma ndërron mendjen, por është krejt diçka shpirtërore, nuk e kisha bërë për ndonjë pare”, ka thënë Thaqi.
E tek pyetja se me cilët ish-banorë të Big Brother VIP Kosova 3 ka kontakte, Artani tha se ka kontakt me Vedatin, Brunon, Artën, Fisin, mirëpo edhe me disa banorë të tjerë.
Artani nuk mundi t’i ik edhe një pyetje me spec të Prive Klan Kosova. Ai u pyet se cila është gënjeshtra e fundit që ka thënë, por Artani tha se nuk gënjen. /Klankosova.tv