Edhe pse sot eshte e shtune dhe administrata e AKI nuk punon Osmani ka thene se ka qene ne AKI per t’ua uruar 8 Marsin.
Kështu ka deklaruar ajo përmes një postimi në Facebook, ku ka bërë të ditur edhe se, sot për nder të ditës së gruas, ajo ka vizituar gratë që janë pjesë e AKI-së, duke i quajtur ato ‘‘heroina të fshehta’’, të cilat ‘‘në çdo kohë janë aty ku duhet’’.
Postimi:
Vendimet strategjike të Republikës së Kosovës varen shpesh nga puna e padukshme, por fundamentale e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Për nder të ditës ndërkombëtare të gruas, isha në mesin e heroinave tona të fshehta, grave të fushës së inteligjencës, të cilat në çdo kohë janë aty ku duhet dhe me krenari mbrojnë interesin e Kosovës.
Nga AKI, urime 8 Marsin te gjitha grave të Republikës së Kosovës!