Në Prive Klan Kosova, ai ka pohuar se është i lumtur që i ka bërë krenar adhuruesit e tij.
“Jam gëzuar shumë, jam shumë krenar që jam këtu, njerëzit jashtë e kanë vendosur se kush e fiton Big Brother VIP Kosova 3, u kam pëlqyer njerëzve jashtë dhe i kam bërë krenar, për këtë jam gëzuar shumë”.
“Ka shumë komente të mira normal që ka edhe komente të këqija. Komentet me urrejtje nuk i marrë afër zemre, të them të drejtën se nuk kam parë shumë komente kundër meje”,ka thënë Rama. /Klankosova.tv
