Ka shkuar në 17 numri i të vrarëve në rajonin e Dontestkut të Ukrainës nga sulmet ruse, ndërsa të plagosur janë 30 persona.
Deri tani 11 persona të vrarë janë në qytetin Dobropillya, sipas guvernatorit Vadym Filashkin, në mesin e të lënduarve janë edhe pesë fëmijë.
Ndërsa përrreth gjithë rajonit janë vrarë edhe gjashtë persona të tjerë. Këtu përfshihet një person i vrarë në Myrnograd, tre persona të vrarë në Pokrovsk, një person i vrarë në Kostyantynivka dhe një person tjetër i vrarë në Ivanopillya.
Nëpër ato qytete dhe fshatra, tetë persona të tjerë janë plagosur dhe një numër i shtëpive, dyqaneve, ndërtesave administrative dhe linjave të gazit janë dëmtuar, shton Filashkin në një përditësim në Telegram, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv
