Luiz Ejlli konfirmon se do të jetë pjesë e spektaklit “Ferma VIP 2”?

Prej ditësh, rrjeti po zien nga spekulimet se fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, mund të jetë pjesë e sezonit të dytë të reality show-t Ferma VIP, por këtë herë në një rol të ri.

Edhe pse më herët Fjoralba Ponari ka konfirmuar se do të rikthehet si moderatore e programit, disa burime po hedhin dyshime mbi këtë dhe po spekulojnë për një angazhim të mundshëm të Luizit.

Ajo që ka shtuar më shumë dyshimet është një video e postuar nga vetë këngëtari në InstaStory, ku ai shfaqet në një ambient që ngjan shumë me skenografinë e Ferma VIP.