Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu ka humbur në gjysmëfinale të Grand Prix Upper Austria që po mbahet në Linz të Austrisë, në kategorinë deri në 57 kilogramë, por do ta kerkojë medaljen e bronztë me anë të repesazhit.
Laura i ka filluar garat pa luftë në raundin e parë, teksa në raundin e dytë mposhti me ‘ippon’ italianen Carlotta Avanzato në kohën shtesë dhe në çerekfinale sllovenen Leila Mazouzi.
Megjithatë, xhudistja jonë u ndalua në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 57 kilogramë, pasi u mposht nga japonezja So Morichika në kohë shtesë shkaku i tri ndëshkimeve.
Por, nuk ka përfunduar gjithçka këtu, pasi Laura do ta kerkojë medaljen e artë me anë të repesazhit, ku ende nuk dihet kundërshtarja e saj.
Vlen të theksohet se dje (e premte), Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë.