Trenat e Eurostar për në Londër dhe të gjithë trenat që shkonin në Francën veriore u ndaluan të premten pas zbulimit të një bombe të pashpërthyer që daton nga Lufta e Dytë Botërore pranë binarëve.
Operatori kombëtar i trenave franceze SNCF tha në një deklaratë se trafiku do të ndalet në Gare du Nord deri në mesditë me kërkesë të policisë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Ne i ftojmë udhëtarët të shtyjnë udhëtimin e tyre”, tha ai.
Gare du Nord është një qendër e madhe tranziti evropiane, duke shërbyer destinacionet ndërkombëtare në veri të Francës, si dhe aeroportin kryesor të Parisit dhe shumë udhëtarë rajonalë.
Bombat e mbetura nga Lufta e Parë Botërore ose Lufta e Dytë Botërore zbulohen rregullisht rreth Francës, por është shumë e rrallë t’i gjesh ato në një vend kaq të mbushur me njerëz.
