Fitorja e djeshme e Interit në UCL ndryshoi edhe emrat e rekordeve të kësaj skuadre

Te “Nerazzurët” ndryshuan personazhet e dy rekordeve.

Sulmuesi Lautaro Martinez, i cili me shënimin e tij e vulosi fitoren e djeshme (0-2), zyrtarisht është bërë realizatori më i mirë në histori të “Zi-kaltërve” në UEFA Champions League, me 18 gola, raporton Klankosova.tv.

Argjentinasi e ka kaluar tashmë legjenden e Interit, italianin Sandro Mazzola, i cili kishte shënuar 17 herë në kompeticionin kryesor evropian të futbollit për klube.

Pos kësaj, në fitoren e fundit, rekord ka thyer edhe kryetrajneri aktual.Me 22 fitore në ‘Champions’, Simone Inzaghi e ka kaluar patriotin e tij, Roberto Mancinin, që kishte 21 sosh me këtë ekip. 

Megjithatë, epoka më e lavdishme futbollistike e Interit, nuk lidhet as me njërin e as me tjetrin trajner.

Ishte portugezi, Jose Mourinho, ai i cili la gjurmë historike te ky klub, duke fituar në të gjitha garat ku merrte pjesë, gjatë edicionit 2009/2010, njofton Klankosova.tv.

Me të në krye të skuadrës, Interi fitoi ‘Tripletan’, duke triumfuar në Serie A, Kupën e Italisë dhe në Ligën e Kampionëve.