Pushteti keqpërdor Sekretariatin e KQZ-së për të vonuar rezultatin e zgjedhjeve: Kërkohet rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Pushteti vazhdon që përmes KQZ-së të vonoj rezultatin e zgjedhjeve.

KQZ sot në ora 15:00 do të mbaj mbledhje, transmeton Demokracia.com

Njëra nga pikat është “Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit për hapjen e të gjithë kutive të votimit me fletëvotimet e dërguara nga votuesit jashtë Kosovës në kutitë postare të KQZ-së”.

Përmes kësaj, KQZ do të tentoj t’i vendos në rinumërim votat e pavlefshme nga votimi me postë, duke e vonuar edhe më shumë rezultatin e zgjedhjeve./Demokracia.com/