Kryeqyteti cakton lokacionin për monumentin e Heroit Legjendar Adem Jashari, por nuk e bën publik

Kryeqyteti i Kosovës ka vendosur lokacionin për monumentin e Heroit Legjendar Adem Jashari, duke e konsideruar këtë hap si një nderim të përjetshëm për sakrificën e familjes Jashari. Në një seancë solemne të Kuvendit të Kryeqytetit, liderët institucionalë dhe qytetarët shprehën mirënjohjen për kontributin e jashtëzakonshëm të familjes që simbolizon qëndresën dhe heroizmin në luftën për liri, shkruan Demokracia.com.

Por, në një qasje të çuditshme dhe jo fort transparente, autoritetet nuk kanë bërë të ditur se ku saktësisht do të vendoset monumenti i Adem Jasharit. Ndonëse thuhet se lokacioni është zgjedhur me kujdes dhe ka marrë pëlqimin e familjes Jashari, publiku ende nuk ka informacion se ku do të ngrihet ky simbol i rëndësishëm kombëtar.

Komunikata e plotë: