Aston Villa ka fituar me rezultat 1:3 ndaj Club Brugge-t në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.
Anglezët e nisën dhe e bitisën mirë ndeshjen. Fillimisht kaluan në epërsi në minutën e tretë të takimit përmes Leon Baileyt.
Maxim De Cuyper barazoi shifrat në minutën e 12-të të ndeshjes dhe kështu përfundoi pjesa e parë.
Mirëpo, në fund të ndeshjes, klubi i Unai Emery-t krijoi avantazh të dyfishtë përmes autogolit të B Mecheles në minutën e 82-të dhe penaltisë së konvertuar nga Marcos Asensio gjashtë minuta më vonë.
