Arrestohet një person në Leposaviq, iu konfiskuan armë zjarri, municion e uniforma ushtarake

Një person është arrestuar në Leposaviq pasi të njëjtit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe konfiskuar armë zjarri, municion, uniforma dhe pajisje të tjera ushtarake.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se rasti ka ndodhur të premten me 28 shkurt rreth orës 11:00.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: armë zjarri, municion, uniforma ushtarake si dhe pajisje tjera ushtarake.   Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.