Ambasadori britanik: Veprimtaria e Bacës Bajram do të vazhdojë, derisa të vazhdojmë të punojmë për të vërtetën

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Bajram Qerkinit, kryetarit të Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur.

Hargreaves tha se kërkimi i palodhshëm i Qerkinit për të vërtetën “ishte vërtet frymëzues”, duke i quajtur marrëdhëniet mes tij dhe Britanisë së Madhe “të forta”.

“Marrëdhëniet në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Bacës Bajram kanë qenë gjithmonë të forta, duke përfshirë edhe mbështetjen e drejtpërdrejt nga Madhëria e Tij Mbreti Charles III.”, shkroi Hargreaves.

“Veprimtaria e tij do të vazhdojë, derisa ne do të vazhdojmë të punojmë për të gjetur të vërtetën.”, shtoi ai.