Aksident në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot rreth orës 19:00.

Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti tha se aksidenti ndodhi në segmentin rrugor Mitrovicë – Prishtinë, konkretisht në fshatin Shupkovc.

Ai theksoi se në këtë rast ishin të përfshira dy vetura.

Pos, tjerash janë shkaktuar edhe dëme materiale