Afër 500 vjedhje për më pak se dy muaj në Kosovë

Në mes të ditës këtë javë, hajdutët tentuan të plaçkitnin një institucion mikrofinanciar në Prishtinë.

E kjo nuk është hera e parë që në kryeqytet hajnat ia mësyn këtyre institucioneve.

Sipas Policisë së Kosovës  për me pak se dy muaj në Kosovë ndodhën afër 500 vjedhje.

“Gjatë periudhës 1 janar – 19 shkurt 2025, janë evidentuar 498 raste të vjedhjeve dhe 102 raste tentim vjedhje. Policia gjatë kësaj periudhe ka arrestuar 922 persona të dyshuar (jo vetëm për vjedhje”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Andaj, ish shefi i krimeve të rënda, Refki Morina kërkon që këto banka të rritin shkallën e sigurisë.

“Ekzistojnë disa mënyra të sigurimit ku bankat duhet të ketë kujdese së pari vet të ndërmarrë hapa të sigurisë së vet bankës, duke filluar nga siguria fizike, kamerat, vendosja e butonave të ndryshme të cilët me një ndrydhje e alarmon Policinë se diçka është ka ndodhur”, tha Morina.

Madje sipas tij, Policia e Kosovës duhet të ketë një plan operativ që rastet të tilla të mos ndodhin.

“Por edhe policia të ndërmarrë hapa të mbulimit të territorit ku kemi bëjmë më banka të tilla, jo vetëm operacione me uniformë të uniformuar”, tha Morina.

Sociologu Genx Xërxa tregon faktorët që ndikojnë në  nxitjen e këtyre vjedhjeve.

“Njëri prej faktorëve është pabarazia ekonomike dhe varfëria, pastaj në të hynë edhe papunësia dhe mungesa e  mundësive për një zhvillim të mirëqenien të shoqërisë. Pastaj kemi të bëjmë edhe c”organizimin social dhe lidhjet e dobëta me komunitetin, pra folmi për disa grupe kalojnë aty pare dhe nuk kanë lidhje me komunitetin por shihen si  kërcenim për vetë banorët”, tha Xërxa.

Po shtu ai përmend edhe përdorimin e substancave narkotike si faktorë që ndikon që këta personave të kryejnë vjedhje./teve1