Katër persona, K.I., K. D., R. Z., dhe E. V., u arrestuan me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, të cilët akuzohen për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ .
Ata u arrestuan në qytetin e Dimalit në ambientin e ‘Pub Star’, transmeton Klankosova.tv.
Sipas njoftimit të Prokurorisë së Beratit në cilësinë e provës materiale u bë e mundur sekuestrimi i 28 dozave të dyshuara kokainë të mbështjella me qese të tejdukshme.