Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim për identifikim të një të dyshuari për veprën penale vjedhje e rëndë.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Podujevës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në kërkesën e Policisë ku janë bashkëngjitur edhe dy fotografi të personit të dyshuar.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendndodhjes së tij, Policia ka kërkuar nga qytetarët që të kontaktojnë në numrin e telefonit: 192.