Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, të mërkurën, ka takuar të ngarkuaren me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati.
Nëpërmjet një postimi në platformën sociale, Facebook, Krasniqi pas takimit ka shprehur besimin se Kosova “ka nevojë sa më shpejt për një qeveri të re, stabile dhe të përgjegjshme”.
“Pavarësisht rrethanave politike, angazhimi ynë për të mirën e qytetarëve dhe forcimin e institucioneve të shtetit mbetet i palëkundur”, ka shkruar ai.
Krasniqi ka njoftuar se me Prattipatin ka zhvilluar një diskutim të “hapur” dhe “pozitiv” mbi zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Ndërkohë në çështjen e raporteve në mes të Kosovës dhe SHBA-ve, Krasniqi ka vlerësuar se “SHBA-ja ka qenë dhe mbetet partneri ynë strategjik”.
“E falënderova zonjën Prattipati për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës në çdo hap të rrugëtimit të saj”.
Krasniqi, të martën, takoi shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Ku temë qëndrore e këtyre takimeve ishin zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.