Partia Demokratike e Kosovës duket se ka arritur të sigurojë 25 ulëse në Kuvendin e Kosovës nga rreth 80% të votave të numëruara të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e zhvilluara më 9 shkurt.
Të paktën kështu lë të kuptojë një listë që po qarkullon në media dhe në të cilën figurojnë kandidatët më të votuar.
Ky rezultat konfirmon pozicionin e PDK-së si një forcë të rëndësishme politike në vend, duke marrë mbështetje të madhe nga elektorati.
Kujtojmë se në këto zgjedhje PDK i hyri garës me Bedri Hamzën, kandidat për kryeministër.