Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë, ka përfunduar në 14 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Deçan, Kamenicë, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.
KQZ thotë se deri më 16 shkurt 2025, ora 16:00, janë numëruar 63.60% e vendvotimeve apo 1,611 nga 2,533.
Më 16 shkurt, në orë 16:00, procesi i numërimit ka filluar edhe në QKN-në e komunave Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Në përgjithësi, procesi i numërimit është duke vazhduar në 24 Qendra Komunale të Numërimit”, thuhet në njoftim.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i qytetarëve duke e kritikuar për vonesë KQZ-në.