“Treni bullgar”, LDK Dega në Shtime i bënë thirrje prokurorisë të hetohet procesi

Pak më parë PDK, tash edhe LDK Dega në Shtime kanë bërë thirje nga organet kompetente që të hetohen dyshimet se në këtë Komunë është përdorur metoda famëkeqe “treni bullgar” për manipulim të rezultateve zgjedhore.

“Dega e LDK-së në Shtime i bënë thirrje organeve kompetente për ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për të siguruar përfundimin efektiv dhe transparent të procesit zgjedhor që është në interes të publikut, duke përfshirë hetimin e plotë të këtyre parregullsive dhe keqpordorimit eventual të vullnetit qytetarë!” – thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.

E plotë:

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Shtime

Të nderuar qytetarë dhe përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Shtime,

Dega e LDK-së në Shtime shpreh shqetësimin dhe pakënaqësinë e saj për stërzgjatjen e procesit të numërimit të votave. Mosshpallja e rezultateve dhe mungesa e transparencës në informimin e publikut rreth ecurisë së procesit zgjedhor po rrit konfuzionin dhe dyshimet mbi vërtetësinë e rezultateve.

Përveç kësaj, procesi zgjedhor është goditur nga dyshime shumë serioze për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit, që ka ngritur shqetësime për ndërhyrje të jashtme. Gjithashtu ka dëshmi për pranin e disa fletëvotimeve të pavulosura Të gjitha këto parregullsi jo vetëm që dëmtojnë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor, por krijojnë perceptimin e një përpjekjeje për manipulim të rezultateve.

Dega e LDK-së në Shtime i bënë thirrje organeve kompetente për ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për të siguruar përfundimin efektiv dhe transparent të procesit zgjedhor që është në interes të publikut, duke përfshirë hetimin e plotë të këtyre parregullsive dhe keqpordorimit eventual të vullnetit qytetarë!

Shtime, 16 shkurt 2025.