Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nën drejtimin e Donika Gërvalla-Schwarz, po e përmbyll mandatin duke siguruar poste të rehatshme për njerëzit e afërt me të. Së fundmi, në këtë ministri kanë ndodhur disa gradime diplomatike, ku në pozita më të larta janë ngritur persona të lidhur ngushtë me ministren, raporton Demokracia.com.
Në mesin e të graduarve janë Saranda Stublla dhe Marigona Vrajolli, të cilat janë graduar me gradën diplomatike “Sekretar i Dytë”, ndërsa Hyzri Bunjaku ka avancuar në gradën “Sekretar i Parë”.
Saranda Stublla ka qenë pjesë e ekipit të Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, që vjen nga Lista Guxo, ndërsa Marigona Vrajolli ka punuar fillimisht brenda kabinetit të Gërvallës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Ndërkohë, Hyzri Bunjaku, në pozitën e shefit të personelit, ka qenë thuajse anëtar i përhershëm i komisioneve për pranimin në punë të stafit diplomatik dhe nëpër duart e tij kanë kaluar dhjetëra punësime me baza partiake, kryesisht të militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo.
Demokracia.com kishte raportuar në fillim të vitit të kaluar se përmes këtyre komisioneve ishin punësuar disa militantë si “Zyrtarë të misionit diplomatik”, ndërsa Bunjaku kishte qenë anëtar i komisioneve që kishin miratuar këto punësime.

SHARE:

Në vendimin për gradimin e Saranda Stubllës, të cilin e ka siguruar Demokracia.com, thuhet:
*”Znj. Saranda Stublla, anëtare e Shërbimit të Jashtëm, i miratohet grada diplomatike ‘Sekretar i Dytë’. Obligohen Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore ta zbatojnë këtë vendim. Vendimi hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit. Arsyetim: Në mbështetje të neneve 2, 26, 27, 28, 29, 30 dhe 31 të Ligjit Nr. 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, nenit 12 (paragrafi 1 dhe 4) dhe nenit 14 të Rregullores Nr. 02/2009 për Shërbimin e Jashtëm, nenit 5 (paragrafi 1), nenit 6 dhe 8 të Rregullores (QRK) Nr. 04/2014 për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores për Shërbimin e Jashtëm, si dhe në bazë të kompetencave të Kryesuesit të Komisionit për Grada dhe Disiplinë, duke marrë në konsideratë nevojat e misioneve diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës, Komisioni për Gradë dhe Disiplinë ka shqyrtuar dhe vlerësuar se znj. Stublla i plotëson kriteret e parapara ligjore për dhënie të gradës, përkatësisht kohën e shërbimit, kualifikimin dhe vlerësimin e rezultateve të punës, si dhe kontributin e veçantë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës”.

E njëjta formulë përdoret edhe në gradimin e Marigonë Vrajollit si “Sekretar i Dytë”.

Ndërkaq, për gradimin e Hyzri Bunjakut në pozitën “Sekretar i Parë”, në vendim thuhet: “Z. Hyzri Bunjaku, anëtar i Shërbimit të Jashtëm, i miratohet grada diplomatike ‘Sekretar i Parë’. Obligohen Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore ta zbatojnë këtë vendim. Vendimi hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit. Arsyetim: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, më 26.07.2024, ia ka dërguar me shkrim stafit njoftimin për shprehje të interesit për gradim të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm për grada diplomatike/konsullore, me afat për aplikim nga data 26.07.2024 deri më 08.08.2024. Z. Hyzri Bunjaku ka shprehur interesin të gradohet sipas shprehjes së interesit dhe, në bazë të dokumentacionit të shqyrtuar nga dosja personale e tij, komisioni ka vlerësuar se ai i plotëson kriteret e parapara ligjore për dhënie të gradës, përkatësisht kohën e shërbimit, kualifikimin dhe vlerësimin e rezultateve të punës, si dhe kontributin në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Kështu, pas analizimit dhe vlerësimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe në pajtim me mandatin e përcaktuar, komisioni vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi”.

Në nëntor të vitit 2023, Demokracia.comkishte raportuar se ministrja Donika Gërvalla-Schwarz, në bashkëpunim me Faton Peci, bashkëkryetarin e saj në Listën Guxo dhe njëherësh Ministër i Bujqësisë, kishte nisur procesin e sistemimit të njerëzve të tyre në pozita të përhershme brenda Ministrisë së Jashtme.
Në atë kohë, dy ish-këshilltaret e tyre, Marigonë Vrajolli (ish-këshilltare e Gërvallës) dhe Saranda Stublla (ish-këshilltare e Pecit), ishin punësuar në këtë ministri, ndonëse ligji parashihte që pa kaluar dy vjet nga largimi nga pozitat politike, nuk mund të punësoheshin në Shërbimin Civil.
Partia në pushtet ka shfrytëzuar forcën e saj për të punësuar njerëz vazhdimisht në këtë ministri. /Demokracia.com/