Specialja ia vazhdon paraburgimin Fadil Fazliut, reagon djali i tij: Liri dhe drejtësi për gjithë çlirimtarët

Vëllait të heronjve Bahri e Fahri Faziu, Fadil Fazliu, i është vazhduar masa e paraburgimit nga Gjykata Speciale.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i Fadil Fazliut.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka kërkuar liri dhe drejtësi për gjithë çlirimtarët.

“Sot, edhe 2 muaj iu vazhdua paraburgimi nga Gjykata Speciale e Hagës. Një jetë përpjekje e sakrificë për liri, babloki ynë, Fadil Fazliu po vazhdon këtë rrugë i palekundur e krenar edhe sot në burgun e Hagës. Liri dhe drejtësi për gjithë Çlirimtarët!”, ka shkruar Fazliu.