KDTP-ja “arsyeton” sulmin e kryetarit të saj, Fikrim Damkës: “U provokuam nga qarqe të caktuara”

Partia Demokratike Turke e Kosovës (Kosova Demokratik Turk Partisi), ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të saj, Fikrim Damkës.

Damka dyshohet se dje, më 9 shkurt, pikërisht në ditën e zgjedhjeve i ka sulmuar dy persona bashkë me dy të afërm të tij.

KDTP-ja në reagim e ka “arsyetuar” veprimin e prijësit të vet.

Kjo parti thotë se kishin qenë të provokuar.

“Fatkeqësisht, mbrëmja e djeshme, paraburgimi i Presidentit tonë dhe ministrit të turqve të Kosovës, z. Fikrim Damka, na ka shkaktuar pikëllim dhe zhgënjim të madh”, thuhet në deklaratën e KDTP-së transmeton Klankosova.tv

“Ne deklarojmë se do të qëndrojmë me vendosmëri kundër këtij veprimi, i cili mendojmë se është një provokim nga qarqe të caktuara që synojnë të lënë në hije zgjedhjet. Si Parti Demokratike Turke e Kosovës, ne qëndrojmë pranë Presidentit tonë dhe Ministrit të Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka me mbështetjen e popullit tonë. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat, ligjin dhe unitetin e turqve të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftim.