Kurti ua mohon qytetarëve dashurinë për fëmijët e familjet nëse s’janë votues të Vetëvendosjes

“Vetëm ata që s’i duan fëmijët e familjet e veta, munden mos m’e votu për Vetëvendosjen”.

Ishte kjo deklarimi i fundit i Albin Kurti nga Lipjani që la të shtangur mendjen e shëndosh kur gjatë një tubimi zgjedhor në shesh ia qiti parametrat matës votës së Vetëvendosjes vis-a-vis (mos)dashurisë familjare.

Duke nxjerrë krahasime të padëgjuara më parë, Albin Kurti, shënoi njërën nga deklaratat më të rënda krahas një kujdesi dhe etike demokratike.

Pra, vetëm ata të cilët nuk i dojnë familjet e veta, dhe fëmijët e vet, ata mujnë mos me votu për Vetëvendosjen dhe me votu për vete. Por, nëse i dojnë familjet e veta, fëmijët e vet, prindërit e vet, prap edhe ata duhet me votu për Vetëvendosjen”, tha Albin Kurti.