Rama takon përfaqësuesen e TikTok për Evropën: Do ta rihapim, por vetëm me garancitë e nevojshme

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka takuar Christine Grahn, kryetaren e Marrëdhënieve me Qeveritë dhe Politikën Publike të TikTokut për Evropë.

Kjo vizitë ka ndodhur në Davos në Forumin Ekonomik Botëror.

“Davos, Forumi Ekonomik Botëror – Me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë&Politikën Publike të TikTokut për Europën, shtruam shqetësimet që na çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në platformë nga Shqipëria, si edhe dëgjuam rrugët e mundshme të adresimit të tyre nga ana e kompanisë. Një diskutim plotësisht i hapur dhe me frymë konstruktive, ku vendosëm disa piketa bashkëpunimi në javët e muajt në vijim, për të siguruar rihapjen e TikTokut në një kohë sa më të arsyeshme, por sigurisht me të gjitha garancitë e nevojshme, në mungesë të të cilave jemi të detyruar ta mbyllim së shpejti aksesin në platformë” – ka shkruar Rama.