“Mos më prek”, përplasje e fortë verbale mes Eglit dhe Gertës në BBVA – banorët tjerë ndërhyjnë për t’i ndarë

Një përballje e tensionuar ndodhi sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” mes banoreve Gerta dhe Egli, duke sjellë një nga debatet më të ashpra deri më tani.

Shkëndijat filluan pas një deklarate të Gertës, e cila akuzoi Eglin për mosmirënjohje ndaj banorëve dhe për përdorimin e situatave personale në lojë.

Sipas Gertës, banorët janë treguar të kujdesshëm dhe tërhequr pas një episodi të mëparshëm të atakut të panikut që Egli kishte përjetuar. Por kjo nuk u mirëprit nga Egli, e cila e kundërshtoi fort, duke e konsideruar veten më të fortë dhe duke deklaruar se e ka kaluar këtë situatë.