Mot sot i vranët, me reshje shiu dhe borë

Sot parashikohet mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje të herëpashershme shiu, shqote dhe bore në disa zona.

Sipas IHMK-së, reshjet pritet të jenë të dobëta dhe të shpërndara në mënyrë lokale.

Temperaturat do të variojnë nga -2 gradë Celsius në mëngjes deri në 5 gradë Celsius gjatë ditës.

Në ditët në vijim, moti pritet të jetë i alternuar me vranësira dhe intervale me diell.