Enver Hoxhaj, kandidat për deputet nga PDK-ja, ka thënë se fati i Kosovës asnjëherë nuk është vendosur vetëm nga një person, si në katër vitet e fundit.
Në emisionin Oksigjen të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se kryeministri aktual Albin Kurti, i vetëm i ka marrë vendimet për vendin.
Hoxhaj kështu pohoi kur u pyet për marrëdhëniet e Kosovës me Amerikën.
“Rrejnë e mashtrojnë të gjitha, ky ka menu që me një bllok të kuq si i majtë që është se e determinon fatin e një vendi. Pra si në katër vitet e fundit kemi qenë në një situatë që një njeri ka marrë vendime, dhe këtë kulturë politike e kemi përmbysur në vitin 99”.
“Asnjëherë fati i Kosovës nuk ka qenë i varur prej një blloku të kuq dhe një lapsi si në këto katër vitet e fundit, unë nuk e mbaj mend. Jeta jonë politike ka qenë që është përbërë prej disa partive politike, prej një konsensusi”, ka thënë Hoxhaj. /Klankosova.tv