Ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci, është pyetur nga gazetarët sot, se pse zgjodhi që ta shprehë talentin për këndim në fushatë zgjedhore.
“Jashtë temës, jashtë orarit të punës, flasim për temat që nuk kanë të bëjnë me punën e Ministrisë së arsimit”, tha ministrja Nagavci.
Kujtojmë se gjatë një tubimi në Kaçanik, Nagavci ia tha këngës – ashtu qysh mundi – “Kaçanikut i raftë pika nuk e ditka çka është frika”.
