Vdekja e dyshimtë e 36-vjeçares në QKUK/ Si u “betuan” avokatët në pafajësinë e mjekëve, për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

Në gjykimin ndaj katër mjekëve të akuzuar për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor ndaj një 36-vjeçareje e cila vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), mbrojtja gjatë fjalës hyrëse u deklaruan të bindur se të akuzuarit janë të pafajshëm. Në këtë rast të akuzuar janë Vjosa Zejnullahu, Selman Demolli, Myzeine Muja dhe Bashkim Sheholl

Për çfarë rasti bëhet fjalë?

Në vitin 2016 në QKUK kishte ndërruar jetë 36-vjeçarja Sabrie Fazliu.

Vdekja e saj është konsideruar e dyshimtë fillimisht nga familja e pastaj nga hetuesia.

Për këtë punë, para drejtësisë kanë dalë katër mjekë.

Vjosa Zejnullahu, Myzeine Muja, Bashkim Sheholli dhe Selman Demolli, janë katër mjekët që akuzohen për rastin e Sabrie Fazliut, e cila vdiq para 8 viteve gjatë trajtimit të saj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rasti po trajtohet nga Gjykata Themelore e Prishtinës, departamenti për Krime të Rënda.

Për këtë rast, prokurorja e rastit, në fjalën e saj të martën, ka thënë se ka prova të mjaftueshme se në rastin e tashmë të ndjerës kemi të bëjmë për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

Edhe avokati i palës së dëmtuar ka argumentuar shkeljet sipas të cilit i kanë bërë katër mjekët në fjalë në trajtimin e tashmë së ndjerës.

Dyshimet e para për vdekjen e 36-vjeçares nga Prishtina tregojnë se asaj iu dha një dozë gjaku gabimisht.

E për rastin, policia kishte dorëzuar një kallëzim penal më 20.07.2016 ndaj katër mjekëve me dyshimin se ata nuk e kishin kryer punën ashtu siç duhet.

Tutje në një raport i Avokatit të Popullit të vitit 2018 është përmendur rasti i vdekjes së 36-vjeçares.

Avokati i Popullit në këtë raport kishte gjetur shkelje në trajtimin e rrethanave të vdekjes së 36-vjeçares, e cila ishte edukatore nga Prishtina.

Ndiqni materialin e plotë më poshtë: