Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka ftuar konsumatorët që kanë borxhe të pa paguara, që në afat sa më të shkurtë t’i realizojnë pagesat për shërbimet e ujit.
Në njoftim thuhet se ndëshkimet për mospagesë janë shkyçja nga shërbimet e ujit dhe dërgimi i lëndës te Përmbaruesit Privat.
