Hamza thotë se do rregullohet Ligji, veteranëve të luftës do t’u mundësohet punësimi i rregullt privat

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për veteranët e luftës dhe trajtimin e tyre.

Ai zbuloi planin e tij se se do të angazhohen që veteranëve t’iu mundësohet që të punojnë edhe në sektorin privat, transmeton klankosova.tv.

”Tek veteranët është edhe një çështje tjetër është një pengesë në Ligj që unë jam i bindur që është e padrejtë po kjo duhet të rregullohet që të iu njihet e drejta për me punu në sektorin privat”.

”Një veteran që e ka gjendjen e mirë shëndetësore e merr një kontribut për angazhimin e tij në luftë, punon në sektorin privat i rritë të ardhurat për vetin dhe familjen e vet, paguan edhe tatim në të ardhurat dhe normalisht e përmirëson gjendjen ekonomike”, tha Hamza në Dukagjini.