Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, Policia jep detaje

Një aksident mes tri veturave ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku si pasojë ka marrë lëndime një person.

Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.  Si pasojë e aksidentit është lënduar një person.  Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.