Me mijëra qytetarë të Ferizajt sot janë mbledhur në këtë qytet në përkrahje të Bedri Hamzës për kryeministër.
Hamza ka thënë se besimi i madh i qytetarëve kudo nëpër Kosovë po i jep fuqi rikthimit të tyre si forcë politike në krye të Qeverisë.
Ai ka thënë se janë bashkuar për qytetarët dhe Kosovën.
“Me masivitet të jashtëzakonshëm dhe vendosmëri të palëkundur, Ferizaj i dha sonte mbështetje misionit tonë për Kosovën.
Besimi i madh i qytetarëve kudo nëpër Kosovë i jep fuqi rikthimit tonë si forcë politike në krye të Qeverisë.
Jemi bashkuar për qytetarët tanë. Jemi bashkuar për Kosovën.
131 është shpresë për të gjithë! #MaMirë”, ka thënë Hamza.
Link: https://www.facebook.com/share/p/17it6x4X8j/