“Partinë Demokratike e kanë udhëhequr krijuesit e shtetit të Kosovës – Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.”
Kështu u shpreh kandidati për kryeministër i Partisë Demokratikë të Kosovës, Bedri Hamza, gjatë tubimit në Ferizaj duke vlerësuar lart kontributin e ish-krerëve të UÇK-së, njëherësh ish-liderëve të kësaj partie, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
Mes thirrjeve të publikut “UÇK, UÇK, UÇK”, Hamza tha se “Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbetet projekti më i suksesshëm politik dhe ushtarak i gjithë historisë së.