Me një tubim madhështor, PDK me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, kanë hapur fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Salla “1 Tetori” sot dukej e vogël nga numri i madhë i simpatizantve të PDK-së, ku edhe shumë të tjerë mbetën jashtë.

Tubimin e hapi kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi që e elektrizoi masën me fjalimin e tij.
Atmosfera “shpërtheu” kur u ftua kandidati për kryeministër, Bedri Hamza për ta dhënë fjalimin e tij.

Hamza foli për prioritet e tij si kandidat për kryeministër. Ai poashtu përmendi edhe ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Bedri Hamza: Së bashku po e nisim një kapitull shprese, uniteti dhe progresi
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dalë para përkrahësve të PDK-së në tubimin e hapjes së fushatës zyrtare.
Hamza i ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe entuziazmin dhe që besojnë tek ai.

“Mbi të gjitha, faleminderit për bindjen tuaj që Kosova mundet ma mirë! Jeni ju, qytetarët optimistë, premtimi ma i mirë për vendin tonë. E ardhmja e Kosovës varet nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Jam i bindur që qytetarët do të vendosin për drejtimin duhur që duhet të marrë shteti jonë. Unë qëndroj para jush i gatshëm për t’ju udhëhequr.Sepse, së bashku dua ta nisim një kapitull të ri. Një kapitull shprese, uniteti dhe progresi!Sot jemi mbledhur këtu, jo vetëm si individë, por edhe si forcë e bashkuar. Jemi këtu të bindur se Kosova meriton më shumë mundësi, më shumë dinjitet dhe më shumë prosperitet. Bashkë mund ta ndërtojmë një Kosovë ma të mirë”, ka thënë Hamza.
Ai ka se me çdo qelizë të tij beson se Kosova mundet ma mirë.
Bedri Hamza i përmend edhe Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin në hapjen e fushatës, jo veç Thaçin e Veselin
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, në hapjen e fushatës zyrtare të kësaj partie ka folur edhe për ish-liderët e PDK-sëqë po mbahen në Hagë, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, por me emra i ka përmendur edhe Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

“Vizioni ynë i ka rrënjët në punë. Dhe puna është pjesë e ADN-së sonë. Njëjtë siç është rezistenca dhe patriotizmi i pakusht. Nuk ka shembull ma të mirë sesa ai i liderëve tanë, themeluesve të shtetit të Kosovës, që edhe 25 vjet pas çlirimitpo e mbrojnë sakrificën e tyre dhe të popullit për lirinë. Dhe jam i bindur, që shumë shpejt, ata do të dalin fitues dhe do të kthehen në mesin tonë! Një duartrokitje të madhe ju lutem, për presidentin Thaçi, kryetarin Veseli, bacin Jakup, Rexhën dhe bashkëluftëtarët e tyre që po mbahen në Hagë”, ka thënë Hamza.
Ai ka thënë se kemi shumë shembuj të qytetarëve që e kanë vendosur Kosovën të parën, duke e vendosur edhe para vetes.
Hamza ka thënë se gjatë kësaj fushate, kapasur nderin të takoj shumë heronj të përditshmërisë sonë.

“Kam takuar burra, që me duar të plasaritura sigurojnë bukën e përditshme. Nëna që me forcë të pashtershme i mbajnë familjet. Kam takuar të rinj të talentuar, gjithandej Kosovës, të cilët me energji të madhe punojnë për një të ardhme ma të mirë. Janë këta njerëz, forca e heshtur e Kosovës, ata që më inspirojnë. Ata më bindin se mund ta ndërtojmë një Kosovë, ku çdo sakrificë shpërblehet. Ky vizion për një Kosovë ma të mirë, ku secili qytetar përparon, nuk është një ëndërr. Është premtim. Një premtim për çdo familje, çdo të ri e të re, çdo të moshuar, që do të punoj pa u ndalur për t’ua përmirësuar mirëqenien në shtetin tonë. Kosova mundet ma mirë”, ka thënë ai.
Bedri Hamza: Fuqia punëtore është zemra e çdo biznesi, pagat të rriten edhe në sektorin privat
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamta, ka thënë se një prej prioriteteve kryesore të tij është zhvillimi ekonomik.
“Vizioni im për një Kosovë më të fuqishme, ka në themel hapjen e vendeve të reja të punës. Ka edhe rritjen e pagave në sektorin privat përmes rritjes së mbështetjes për bizneset. Me grante investive dhe subvencione, me lehtësira fiskale dhe qasje më të lehtë në financa, ne do t’i mbështesim bizneset që të zhvillohen. Por, zhvillimi i bizneseve nuk është vetëm për zgjerimin e tregjeve. Është edhe për fuqizimin e punëtorëve.Fuqia punëtore është zemra e çdo biznesi në sektorin privat”, ka thënë Hamza.
Ai ka shtuar se kur ata paguhen mirë kanë mundësi të kontribuojnë në fuqizimin e bizneseve ku punojnë.

“Edhe të punësuarit në sektorin publik do të kenë paga të dinjitetshme. Në muajt e parë të qeverisjes sime, pagat do t’i rris për 50%.Përveç pagave, për 70 % do t’i rris pensionet bazike. Do t’i rris edhe pensionet kontributdhënëse, të cilat do të përshkallëzohen sipas viteve të punës”, ka thënë ai.
Bedri Hamza: Vota për mua dhe PDK-në nënkupton paga dhe pensione dinjitoze për të gjithë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se familja është shtylla e shoqërisë.
“Kur flasim për mbështetjen e familjeve, ato që sakrifikuan më së shumti, natyrisht se do të jenë prioritet. Do t’i rrisim për 50% përfitimet për familjet e dëshmorëve, për invalidët e luftës dhe veteranët e UÇK-së.Me rritjen e të ardhurave, familjet do të kenë mundësi të bëjnë jetë më të dinjitetshme.Rritja e pagave dhe përfitimeve nuk është shprehje bamirësie ose bujarie.Është detyrim i qeverisë sime për kontributin që ju jepni për shoqërinë. Është motivim që secili nga ne të punojë më mirë për vendin tonë. Është edhe drejtësi, sepse mundësojmë që çdo qytetar të jetojë me dinjitet”, ka thënë Hamza.
Ai ka shtuar se kjo rritje nuk nënkupton vetëm kosto jetësore të përballueshme dhe mirëqenie më të madhe, por edhe rritje të fuqisë blerëse, rritje të konsumit dhe gjallërim të ekonomisë sonë.

Vota për të dhe PDK-në, Hamza ka thënë senënkupton paga dhe pensione dinjitoze për të gjithë.
“E di që çmimet e larta, veçanërisht kostoja e energjisë elektrike këtë sezon, janë barrë e madhe për çdo familje. Zotohem se në ditët e para të qeverisjes do të marrë hapa që ndikojnë në çmimin e energjisë elektrike. Menjëherë do t’i nxisim edhe investimet për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike, që të kemi furnizim të pandërprerë dhe të sigurt.Nuk po ju pyes a keni pasur rrymë këto ditë, sepse e di përgjigjen tuaj! Por, ju garantoj, sigurinë energjetike do ta forcojmë dhe varësinë nga importi do ta zvogëlojmë”, ka thënë ai.
Hamza ka folur edhe më tej për familjet kosovare.
“Për t’ua lehtësuar barrën financiare, ne do të ndajmë subvencione prej 100 eurosh në muaj për çdo familje që nuk mund t’i regjistrojë fëmijët në çerdhet publike.Subvencioni do u ndahet nëse i regjistrojnë në çerdhet private. Fëmijët në Kosovë do të gëzojnë përkujdesje dhe edukim në mjedise të sigurta dhe të përshtatshme. Dhe, veçanërisht nënave të reja, kjo nismë iu mundëson të vazhdojnë karrierën ose t’i ndjekin studimet, pa u shqetësuar vazhdimisht për fëmijët e tyre. Gjithashtu, nga sistemi i deritashëm mësimor, për fëmijët më të rritur, ne do të kalojmë në një sistem shkollor gjithëditor, duke ofruar aktivitete jashtëshkollore dhe mbështetje gjithëpërfshirëse për nxënësit gjatë gjithë ditës. Shkollat në Kosovë do të jenë më të sigurta dhe fëmijët më të shëndetshëm”, ka thënë ai.
Hamza ka theksuar se si mbështetje për familjet dhe përkujdesje për të moshuarit, do të ndërtojnë edhe Qendra për Kujdesin e të Moshuarve në secilin rajon të Kosovës.
Bedri Hamza i premton Sigurimet Shëndetësore: Qytetarët s’do të shqetësohen më për kostot e trajtimit shëndetësor
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se një tjetër prioritet i tij është edhe shëndetësia e qasshme dhe e avancuar.

“Ne do të investojmë maksimalisht për ndërtimin e një sistemi shëndetësor bashkëkohor. Sigurimet shëndetësore do t’i funksionalizojmë për të gjithë qytetarët.Ndërsa, për pacientët me kancer dhe ata me sëmundje kronike, barnat do t’i sigurojmë falas. Edhe në fuqizimin e spitaleve rajonale do të investojmë dhe do ta krijojmë Sistemin Kombëtar të Emergjencës, i cili do t’i përgjigjet të gjitha urgjencave, kudo që janë ato. Çdo qytetar i Kosovës do të ketë kujdes shëndetësor, pa pasur nevojë të shqetësohet për koston e trajtimit të tij”, ka thënë ai.
Hamza ka thënë se do të investojnë edhe në të ardhmen e të rinjve tanë.
“Ata nuk do ta kërkojnë më të ardhmen nëpër vendet e huaja, por do ta gjejnë këtu. Këtu do të gjejnë punë, krijojnë familje dhe ndërtojnë karrierë, sepse ne do të krijojmë më shumë mundësi për ta. Do ta nisim një program të mbështetjes financiare që ofron subvencione dhe grante deri në 30 % të investimeve për bizneset që punësojnë të rinj”, ka thënë Hamza.
Ai ka premtuar se t’i themelojë Bursën e Kosovës, Gjykatën e Punës dhe Fondin për Papunësinë.
“Me Bursën e Kosovës do t’i përmirësojmëmundësitë e financimit të bizneseve që hapin vende të reja të punës. Gjykatën e Punës do ta formojmë për t’i garantuar të drejtat e punëtorëve. Fondin për Papunësinë do ta krijojmë për t’i mbështetur ata që i humbin vendet e punës”, ka thënë Hamza.
Ai ka thënë se shumë e rëndësishme për ta theksuar ështëedhe themelimi i FonditShtetëror të Bursave.

“Nga 25 milionë euro, çdo vit do u ndahen studentëve si bursa për t’i mbështetur në zhvillimin profesional”, ka thënë Hamza.
Hamza flet për riparimin e marrëdhënieve me SHBA-në dhe BE-në: Shtetit do t’i hiqen sanksionet ndërkombëtare
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka folur edhe për përkeqësimin e raporteve të Kosovës me aleatët perëndimorë.
Ai ka thënë se këto marrëdhënie janë jetike për popullin dhe shtetin tonë.
“Në qeverisjen time, Kosova do t’i riparojë dhe forcojë marrëdhëniet me vendet e Bashkimit Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shtetit tonë do t’i hiqen sanksionet ndërkombëtare dhe do ta thellojmë bashkëpunimin strategjik.Do ta promovojmë stabilitetin rajonal dhe do të ecim me hapa të shpejtë në procesin e integrimit euroatlantik. Aleatët tanë na konsiderojnë partnerë dhe do të sillemi si partner i përgjegjshëm”, ka thënë Hamza.
Ai ka shtuar se do të koordinohen dhe bashkëpunojnë ngushtë e strategjikisht, duke menduar për konsolidimin e Kosovës në rrugëtimin drejt NATO-s dhe BE-së.
“Kosova është storie e suksesit tonë të përbashkët”, ka thënë Hamza.
Bedri Hamza thirrje të zhgënjyerve nga Vetëvendosje: Ju kërkoj të besoni përsëri, fushata jonë nuk është e ndërtuar mbi shpresa të rrejshme
Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose të lënë pas dore.
“Dua t’ju drejtohem edhe atyre që në të kaluarën e kanë votuar partinë në pushtet.Atyre që e kanë humbur shpresën dhe ndihen të zhgënjyer ose të lënë pas dore. Shumë prej jush, para katër vitesh, me mirëbesim, votuat për ndryshim. Por, tani keni mbetur të zhgënjyer nga premtimet e thyera dhe fjalët që nuk u mbajtën. Unë mund të flas shumë për dështimet e shumta të kësaj qeverie gjatë katër viteve të fundit.Për stagnimin ekonomik, për izolimin ndërkombëtar, për përkeqësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë, për ngritjen e çmimeve e shumë dështime të tjera me pasoja të mëdha për shtetin dhe juve. Por, sot e konsideroj shumë më të rëndësishme që t’ju shikoj në sy secilin prej jush dhe t’ju kërkoj të besoni përsëri”, u ka kërkuar Hamza.
Ai u ka kërkuar të besojnë në një të ardhme, ku Kosova ngrihet ma e fortë.
“Fushata jonë është ndërtuar mbi shpresë, por jo në shpresa të rrejshme”, ka thënë Hamza.
Bedri Hamza: Vendosni për Kosovën që mundet ma mirë, zgjidhni të ardhmen
Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin 131.
“Po e fillojmë sot fushatën dhe ju ftoj të bëheni pjesë e vizionit tonë, duke e ndarë atë edhe me të tjerët. Ndajeni me familjarët, me shoqërinë, fqinjët dhe kolegët tuaj të punës.Ju lus ta merrni fushatën tonë në duart tuaja. Le ta bëjmë një fushatë pozitive. Le të bëhet kjo fushatë një lëvizje që i bashkon qytetarët tanë, pa marrë parasysh nga vijnë, për të punuar për një të ardhme më të mirë”, ka thënë ai.
Hamza u ka bërë thirrje të rinjve të Kosovës.
“Të rinjve të Kosovës ju bëj thirrje: Jeni zemra e këtij vendi. Rrini këtu. Për juve që ju është zbehur shpresa te politika: Jua kuptoj frustrimin! Por, ju premtoj që me mua, nuk do të jetë më njëjtë!”, ka thënë ai.
Hamza ka thënë që sonte nuk e kërkonvetëm votën e tyre, por edhe pjesëmarrjen e tyre aktive në këtë rrugëtim.
“Bashkë do ta ndërtojmë një Kosovë që përmbush premtimin e historisë sonë dhe potencialin e së ardhmes. Kosova mundet ma mirë. Dhe, me mbështetjen tuaj, do të bëhet ma e mirë. Le të ecim përpara të bashkuar dhe të vendosur. Ju jeni fryma e ndryshimit dhe forca e zhvillimit. Ju jeni ata që nuk u lëkundët kurrë. Ata që besoni se Kosova meriton ma shumë”, ka thënë ai.
Hamza u ka kërkuar qytetarëve që të vendosin për PDK-në dhe numrin 131.
“Vendosni për Kosovën që mundet ma mirë!Zgjidhni të ardhmen!”, ka përfunduar ai./Demokracia.com/
